Basha: Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj –

17

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e tij në Lushnjë.

Gjatë fjalës së tij, Basha ftoi qytetarët, të rinjtë e Lushnjës, që t’i drejtohen masivisht kutive të votimit në 25 prill dhe të votojnë për numrin 9.

“Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije. Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës. Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë. Asgjë s’do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link