Mitrevski: Në Kuvend do të votojnë dy deputetë me Covid-19 dhe një me frakturë

21

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski në konferencën e sotme për shtyp tha se në dy seancat e sotme në Kuvend do të marrin pjesë të gjithë deputetët e LSDM-së, përfshi ata me Covid-19, transmeton Alsat. Mitrevski tha se deputetët që janë të infektuar do të hyjnë në Kuvend nën masa të veçanta.

– Advertisements –

“Këtë që sot e bëjnë deputetët është në përputhshmëri me protokollet, me lejet, me kontrolle para se të vijnë në Kuvend. Me leje prej infektologëve. Nuk është hera e parë, kjo ka ndodhi edhe kur formuam Qeverinë, dhe do të ndodhë çdo herë që ta kërkojë interesi i qytetarëve”, tha mes tjerash Mitrevski.

Mitrevski tha se në seancë do të marrin pjesë dy deputetë të infektuar me koronavirus.

“Njërës kolege mbrëm i ka mbaruar izolimi, që do të thotë bëhet fjalë vetëm për dy deputetë. Kur jemi te sëmundja, dua të iu informojë ka edhe një deputet që ka lëndime fizike-frakturë. Edhe ky deputet do të merr pjesë në votimin e këtyre ligjeve”, deklaroi

Burimi