Këshilla për një sistem më të fortë imunitar kur agjëroni në Ramazan

14

Përveç sfidës për të agjëruar për 12+ orë gjatë ditës, këtë vit, sikurse para këtij viti, myslimanët kanë sfidën e shtuar për të mbajtur sistemet e tyre imune në funksionin optimal – sidomos mes pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në këtë drejtim, shumë media i kanë kushtuar rëndësi kësaj pjese, duke marrë mendimet e specialistëve.

Kështu, edhe Daily Sabah, ka folur me një specialiste dietike dhe psikologen klinike Merve Öz, e cila ka ndarë këshillat e saj për tu siguruar që të keni Ramazanin më të shëndetshëm të mundshëm duke ruajtur peshën tuaj dhe duke e mbajtur të fortë sistemin imunitar.

Të hani apo jo syfyr?

Duke përsëritur se të dy sistemet për të cilat trupi ka nevojë për më shumë energji janë sistemi imunitar dhe sistemi i tretjes, Öz tha se agjërimi lejon trupin të përqendrojë energjinë e tij në një në një, dhe kështu ndalimi i tretjes për një periudhë specifike lejon sistemin imunitar të jetë më aktiv.

Kjo do të lejojë trupin të riparojë qelizat dhe të luftojë më mirë mikrobet.

Öz thotë se mes syfyrit dhe iftarit është koha kur sistemi imunitar do të jetë më aktiv, por për ta siguruar këtë, ajo theksoi domosdoshmërinë e ngritjes për të ngrënë një vakt të shëndetshëm syfyri, pa marrë parasysh sa të prirur të jeni të ktheheni për të fjetur.

“Nëse nuk ngriheni për syfyr, trupi juaj do të stresohet për shkak të një periudhe të zgjatur urie, e cila mund të zvogëlojë imunitetin tuaj”, thotë ajo.

Çfarë ushqimesh të zgjidhni?

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një diete të shëndetshme gjatë Ramazanit, çelësi është që të shkoni me ushqime më të lehta, por të “plota” që do të ndihmojnë trupin tuaj të plotësojë të gjithë lëndët ushqyese që mund të humbni gjatë gjithë ditës.

Mundohuni që në tryezën tuaj të keni të përfshirë të gjitha grupet thelbësore të ushqimit – drithëra, perime dhe fruta, bishtajore, arra, qumështore ose alternativa dhe burimet tuaja të proteinave.

“Një supë ushqyese, vezë, djathë, ullinj, zarzavate, tranguj, domate do të ishte ideale”, thotë Öz




Burimi