Basha dhe Kryemadhi bashkë në Kombinat, rikonfirmojnë koalicionin qeverisës dhe i thonë “Jo” Ramës

16

Një javë para zgjedhjeve parlamentare, dy drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkuar në zonën e Kombinatit në Tiranë ku janë takuar me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal edhe te ftesat e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje pas 25 Prillit, ndërsa rikonfirmoi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lexo edhe: Kryemadhi përkrah Bashës në Kombinat: Kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment

“Me siguri ju ka rënë në sy, edhe ju, që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që më 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Koalicioni për Ndryshim do të bëjë koalicion me LSI me qëllim për ti dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit”, tha ndër të tjera kreu i PD, raporton Ora News.

FJALA E PLOTË:

Mirë se ju gjej! Si jeni? Jemi këtu për të parë shkatërrimin që po lë pas Edi Rama pas 8 vitesh dështime dhe me dështimin e fundit, atë të rindërtimit që kanë lënë familjet tuaja pa streh dhe jemi këtu për të thënë se etja për ndrshim, domosdoshmëria për ndryshim tani ndihet kudo. Pjesë e ndryshimit në programin tonë, është dhe rindërtimi me shpejtësi. Përfundimin në kohën më të shkurtër të mundshme i këtij procesi jetik. Kjo erë ndryshimi këtu në Kombinat.

Pra, për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eleminuar të gjitha proçedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimëra mijëra familje në çadra. Por njësoj kudo ku kemi qenë nëpër Shqipëri etja për ndryshim ndihet anembanë dhe shikohet në fytyrat e të gjithëve, të nënave, të rinisë që është mbledhur këtu.

Të mrekullueshëm. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën më 25 prill për ndryshimin ta kthejmë në një qeverisje të shpresës, në një qeverisje të njerëzve, në një qeverisje të zgjidhjeve. Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje e cila do të kthejë besimin tek ekonomia, tek punësimi dhe tek mirëqenia. Ndaj, le të vazhdojmë së bashku këto 7 ditë që kanë mbetur, maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse me 25 prill Rama humb, Shqipëria Fiton.



Source link