Kuvend, nesër pritet të vazhdojë seanca për pakon e pestë ekonomike

12

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka caktuar për nesër vazhdimin e seancës së 32-të, pas çka pritet të vazhdojë edhe seanca e 36-të, ku mes tjerash pritet të votohen ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë ekonomike, transmeton Alsat.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sl Veriut, z. Talat Xhaferi caktoi vazhdimin e Seancës së 32-të, dhe pas mbarimit të seancës së 32-të do të vazhdojë me Seancës e 36-të”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndryshe, në seancën e 32-të pritet të votohen rreth 21 ligje, që deri më tani nuk janë votuar për shkak se shumica parlamentare nuk ka kuorum.

Burimi