Koncept i ri arsimor, kushte të vjetra në shkolla

18

Nga viti i ardhshëm shkollor, nxënësit e klasës së parë do të fillojnë mësimin sipas konceptit të ri për arsimin fillor. Byroja për Zhvillimin e Arsimit tashmë ka publikuar programet mësimore. Fillestarët do të mësojnë 8 lëndë gjatë javës. Secila prej tyre kërkon mjete dhe pajisje të ndryshme për realizimin e orës mësimore si: tabelë digjitale, kompjuter, televizor, enciklopedi për fëmijë, forma 2 D dhe 3 D, lodra. Pavarësisht këtyre kërkesave, një numër i madh i shkollave përveç dërrasës së gjelbër dhe shkumësit nuk kanë asnjë pajisje tjetër.

Është mirë të kemi mjete më tepër për fëmijët, gjithçka të shihet, të eksperimentohet. Për shembull, në shkenca natyrore të kemi mjete të bëjmë eksperimente. Ato në shtëpi kanë televizor ose mjete të tjera, mirëpo kur shikohet këtu, punohet dhe shpjegohet me mësuesen bashkë, flitet për atë gjë, është pak më ndryshe. Për personazhet ti shohin ose diçka tjetër, mund ta dallojnë të mirën dhe të keqën. Të flitet pak më tepër, edhe fëmijët do të kenë interes më tepër”, tha Fatmire Imeri, mësues në sh.f “Alija Avdoviç”, f.Batincë.

Nxënësit e klasës së parë që anketuam ëndërrojnë klasa të bukura me pajisje moderne. Në realitet ato kishin vetëm fleta të bardha dhe lapsa me ngjyra ku vizatonin frutat që pëlqenin.

“Muala, çka je duke vizatu? Qershijën? A i pëlqen pemët? Po. Cilat pemë I pëlqen më shumë? Qershijat. Unë dua që klasa të jetë e bukur. Të ketë lodra dhe televizor. A keni ndonjë lodër këtu në klasë? Jo

“ Në klasën tonë nuk ka lodra dhe televizor. Krejt çka mësojmë, mësojmë me fleta dhe me ngjyra”.

Sipas konceptit të ri për arsimin fillor, përveç gjuhës shqipe dhe matematikës, fillestarët do të mësojnë: gjuhë angleze, shoqëri, shkencat natyrore, arsim muzikor, art figurativ dhe arsim fizik e shëndetësor. Për këtë të fundit vështirë së do të realizohen orët pasi shumë prej shkollave akoma nuk kanë sallë për arsim fizik. Në të shumtën e rasteve, orët e arsimit fizik realizohen në oborrin e shkollës, nëse lejojnë kushtet klimatike.

 

Melihate Rustemi       

Programet mësimore klasa e parë:

 

1.Gjuhë shqipe –     5 orë në javë                5 .Shkencat natyrore –  2 orë në javë

 

2.Matematikë  –      5 orë në javë                6.Arsim muzikor –       1 orë në javë

 

3.Gjuhë angleze –   2 orë në javë                7.Art figurative –          1 orë në javë

 

4.Shoqëri –              1 orë në javë                8.Arsim fizik –             3 orë në javë

 

 

 

 

Burimi