Ende nuk dihet nëse masat restriktive do të vazhdohen pas 20 prillit

16

Autoritetet nuk kanë diskutuar vazhdimin ose jo të masave restriktive kundër Kovid, edhe pse ministri i Shëndetësisë ditë më parë paralajmëroi se kjo çështje do të diskutohej në fundjavë. Kufizimet vlejnë deri më 20 prill. Filipçe tha se vazhdimi i masave varet nga gjendja epidemiologjike.

Ndërkohë dhe sot ka vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve mbi 70 vjeç. Deri më tani janë vaksinuar rreth 39 mijë qytetarë ndërsa rreth 170 mijë të tjerë presin radhë për imunizim. Të hënën dhe më 19 prill pritet të arrijnë nga 10 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më 28 prill është njoftuar mbërritja e 200 mijë vaksinave kineze.

Por, opozita maqedonase protestoi edhe sot për siç thotë mungesën e vaksinave kundër kovid19. VMRO kërkoi sërish dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Filipçe.

Në vend që të blej vaksina dhe respiratorë, ministri i Shëndetësisë ka angazhuar 4 kompani për PR – marrëdhënie me publikun. Ne kemi ministër i cili në vend se të blejë vaksina gjen kompani përmes së cilave përfiton nga vaksinat. Ne kemi ministër i cili në vend që të blejë respiratorë, ai gjen kompani përmes së cilave pasurohet. Ne kemi Spitale të cilat nuk kanë reagensë dhe si pasojë nuk mund të testohemi në shtetërorë për antitrupa”, tha Lupço Prenxhov, deputet i VMRO-së.

Për momentin në vend ka mbi 20 mijë raste aktive me Kovid 19. Nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar mbi 145 mijë raste pozitive ndërkaq numri i të shëruarve është rreth 122 mijë.

Vjollca Aliti

Burimi