Dy mërgimtarët nga Gjermania japin bukë falas në Ramazan

13

Dy vëllezër mërgimtarë kanë vendosur të ofrojnë bukë falas për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike, veçmas në muajin e shenjtë të Ramazanit, në Vushtrri

Saturday, 17 April 2021 – 16:02
albinfo.ch

Yeh Xintong
Avatar of user Yeh Xintong
Yeh Xintong
@blsnki

Available for hire

Dy vëllezërit mërgimtarë nga Vushtrria, që jetojnë në Shtutgart të Gjermanisë, kanë vazhduar një traditë të nisur vite më parë për të dhënë bukë falas për familjet në nevojë, po në këtë qytet, transmeton albinfo.ch.
Kjo është bërë e ditur në një shpallje që është vënë para një furre buke, ku thuhet se këta dy vëllezër kanë vendosur që të ofrojnë bukë falas për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike, veçmas në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Në përulësi të muajit të bekuar të Ramazanit, edhe këtë vit, dy vëllezërit nga Vushtrria me vendbanim në Shtutgart të Gjermanisë do të dhurojnë bukë falas për nevojtarët”, shkrua në shpalljen e vendosur në furrën, ku edhe do të marrin bukën familjet në nevojë.
Vlen të theksohet se në këtë iniciativë ka marrë pjesë edhe fabrika e bukës “Home Bakery”, transmeton tutje albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur edhe në shpallje, buka do të ofrohet falas në orarin prej 10-00 deri në orën 17.00. /Albinfo.ch

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit