Nisin mbjelljet pranverore në Dibër

27

Kur jemi tek mbjelljet pranverore në Komunën e Dibrës, megjithatë një pjesë e të mbjellurave dhe planifikimi i tyre, drejtpërdrejt është i varur nga situata e vaditjen e tyre. Viteve të fundit, për shkak të mos funksionimit të sistemit për vaditjen e Fushës së Dibrës, pronarët e tokave bujqësore mbjellin kultura bujqësore që mund të zhvillohen edhe pa vaditje

Dibër, prill – Këto ditë në rajonin e Dibrës filluan mbjelljet pranverore. Mbjelljet pranverore janë prezent në afër 230 hektarë, informojnë përfaqësuesit e Njësisë së Ministrisë së Bujqësisë. Me përmirësimin e kohës, buqit dibran me mekanizmin e tyre deri tanë kanë mbjellë 10 për qind të tokës që është planifikuar për të mbjellura në këtë sezon. Ushtruesi i detyrës kryeshef në Njësinë e Ministrisë për Bujqësi, Arben Mulladauti, na informoi se me planin për mbjelljet pranverore, për vitin 2021 janë paraparë mbjellje të 227 hektarëve. Sipas tij, pjesa dërmuese e hektarëve do të mbillet nga bujqit individual. Ai thotë se gjatë mbjelljes pranverore, do të përfshihen mbi 50 hektar me kultura kopshtare ku do të dominojnë shalqiri në 20 hektar, grosha, specat, domatet, qepa, lakra e tjerë. Një pjesë tjetër do të mbillet me grurë, elb dhe thekër, si dhe misër. Me planin për mbjelljet pranverore për vitin 2021, janë paraparë edhe mbjellje të kulturave furagjere. Sipas Mulladautit, dominon mbjellja e jonxhës.

Ai po ashtu vlerëson se mbjellja ka filluar me një dinamik të theksuar dhe sipas bujqve, ata janë të furnizuar me të gjitha repromaterialet e nevojshme për realizimin e mbjelljes. Kohëve të fundit, bujqit kanë siguruar edhe një teknik të standardeve të larta që ka të bëjë me trajtimin të tokës dhe të mjellurave me pleh artificial. Mulladauti tregon se farërat dhe repromaterialet e nevojshme janë siguruara tashme dhe bujqit nuk kanë asnjë problem drejt realizimit të suksesshëm të të mbjellurave pranverore.

Në bisedën që patëm me anëtarin e familjes Duka, Vesel Duka, i cili ka një teknologji moderne për realizimin e punëve në sferën e bujqësisë, tregon se tashmë ka mbjellur disa hektar me jonxhë, dhe disa hektar me kultura furagjere, me theks të veçantë – elbin. Ai pret rendimente të mira nga mbjelljet pranverore, ndërsa tregon se këtë e bazon në reshjet e shiut dhe borës që këtë dimër pati në Dibër dhe në tërë vendin në përgjithësi. Kur jemi tek mbjelljet pranverore në Komunën e Dibrës, megjithatë një pjesë e të mbjellurave dhe planifikimi i tyre, drejtpërdrejt është i varur nga situata e vaditjen e tyre. Viteve të fundit, për shkak të mos funksionimit të sistemit për vaditjen e Fushës së Dibrës, pronarët e tokave bujqësore mbjellin kultura bujqësore që mund të zhvillohen edhe pa vaditje. (koha.mk/V.S)