Rama telefonon Dionis Imerajn e Dibrës: Ai azilanti i Kamzës ça bën, po partia e kontrollorëve ajror? Rruga e Arbrit realizohet brenda këtij viti –

9

Kryeministri iShqipërisë, Edi Rama ka nisur mëngjesin në Sarandë me një telefonatë me kandidatin e PS në Dibër, Dionis Imerajn.

Rama nuk ka kursyer batutat dhe ironitë kundrejt kundërshtarëve duke e cilësuar Xhelal Mziun si azilanti i Kamzës, kurse LSI-në si partia e kontrollrëve ajrorë.

Ai ka theksuar se Rruga e Arbërit do të realizohet brenda këtij viti, me shpresë para afatit.

 

BISEDA RAMA-IMERAJ

Rama: Dionis si je?

Imeraj: Njerzit po i takojmë një nga një. Ka frymë shumë pozitive!

Rama: Ai azilanti i Kamzës ça bën ai?

Imeraj: Ai bën xhiro më duket se nuk ka bërë as vaksinën ai infekton njerzit nëpër klube. Shumë frymë pozitive do ta mbyllim me sukses, kam shumë besim.

Rama: Po kjo partia kontrollorëve ajror?

Imeraj: Kjo nuk është asgjëkundi dalin nëpër terren por nuk kanë potencial, ka humbur fare.

Rama: Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link