Një vend para Ramës në listë, Lefter Koka: Nëse fiton, kryeministri do qëndrojë deputet në Durrës. Në 25 prill jepet verdikti i madh –

12

Kandidati i PS-së për qarkun e Durrësit, Lefter Koka, teksa është i renditur i 7 në listën e zgjedhjeve, kërkoi vota për të dhe për kryeministrin Edi Rama, që qëndron i teti. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” me Bashkim Hoxhën, Koka theksoi se këto zgjedhje do të japin një verdikt të madh, për shkak edhe të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek fakti që gjatë fushatës elektorale sulmohet nga rivalët politikë, ndërsa mes ironisë theksoi se ata e konsiderojnë ‘eksitim të sulmojnë kundërshtarin’. po ashtu ai tha se Rama do të qëndrojë deputet në Durrës, nëse fiton në të dy qarqet (Edhe në Vlorë).

“Në mënyrë të padiskutueshme do të ndihesha krenar, pasi çdo kush në punën e bërë në jetën e tij analizon. Unë sot ndihem krenar. Janë bërë 3 iniciativa të rëndësishëm e që kanë dhënë dhe japin impatik e tyre sot. Siç është moratoriumi i pyjeve. Ne u transformuam nga një lënde që importonim, në vend eksportues. Shqipëria ka ndryshuar hartën e saj të zonave të gjelbra. Po ashtu dhe moratoriumi i gjuetisë. jam ndjerë shpesh herë keq kur disa profesionistë janë të penalizuar. Por është parë që fauna e egër funksionon. Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, siç ndodh rëndom në Shqipëri, ka njerëz që janë në politike për të sulmuar dhe jo për të punuar. Ata gëzohen, eksitohen kur sulmojnë. Siç patë dhe vizitën e kryeministrit, ai park do të jetë shumë shpejt në shërbim të qytetarëve të Durrësit. Pse jam i sulmuar se gjej dot në mënyrë ekzakte. Një fushatë ka të bëjë me komunikimin me qytetarët. Çdo kush duhet të japë të qytetarët atë që ka bërë. Ka disa të tjerë që eksitimin në fushatë e konsiderojnë atë se sa mund të sulmojnë rivalin në politikë. Këto zgjedhje do të japim një verdit shumë të madh. Ndryshimi i kodit zgjedhor do të nxjerr peshën që ka vërtetë një kandidat, dhe ajo artë që manipulojnë mediat. pas 25 prillit s’do të kemi më ndotje në media. Qytetarët arrijnë të dallojnë se cila parti bën marrëveshja me qytetarët dhe cila me kryetarët. PS është aleate me qytetarët. Në Durrës gjej një klimë besuese. PS dhe Edi Rama, të gjithë bashkë nuk jemi të përsosur. Nëse marr mbështetjen nga qytetarët do i vlerësojë dhe nëse jo, akoma më shumë. Unë dhe Rama jemi të vendosur, unë jam numri i shtatë dhe ai i teti. Kryeministri Rama ka dëshirë që të qëndrojë deputet në qarkun e Durrësit. mesazhi vetëm është që qytetarët që të dalin në votime dhe të mos bëhen konfuz për shkak të mënyrës së votimit.”, tha Koka.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link