Zgjedhjet e 25 prillit/ Lulzim Basha flet sonte përballë gazetarit Sokol Balla në “News24” –

12

Teksa jemi në ditët më të ethshme të fushatës elektorale, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë i ftuar në orën 21:00 këtë të enjte, në emisionin “Real Story”, në “News 24”, drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Në tryezën e rrumbullakët, ku do të jenë të pranishëm edhe analistë të njohur, kryedemokrati do japë përgjigje për publikun, mbi ecurinë e kësaj fushate zgjedhore, pritshmëritë mbi zgjedhjet, vizionin e Partisë Demokratike nëse del fituese pas 25 prillit, por edhe për situatën e krijuar nga Aeroporti “Nënë Tereza”, me grevën e 65 kontrollorëve, që ka krijuar një ngërç të madh të aktivitetit ajror në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link