Vrasja e 15 vjeçarit në Gradicë të Drenasit, u caktohet një muaj paraburgim të pandehurve babë e djalë

11

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit XH.B. për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe A.B., për shkak të veprës penale “Ndihmë për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, të pandehurve XH.B. dhe A.B. ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, përkatësisht prej datës 06 prill 2021 dhe do të zgjasë deri më datë 06 maj 2021, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi pas marrjes së të njëjtit, në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./Telegrafi/



Huazuar nga