“Vetëm Pëllumb Pipero u pasurua nga pandemia”! Lubonja bën deklaratën e fortë: Duhet ndryshim! Pse sondazhet janë të manipuluara! –

9

Analisti Fatos Lubonja, përmes një lidhje direkte nga Italia, për emisionin “Real Story”, në “News 24”, foli për sondazhet elektorale, por ceku edhe pandeminë.

Ai tha se sondazhet janë të manipulueshme. Në një sondazh të realizuar nga një televizion, 65% e qytetarëve janë të mendimit që pandemia është menaxhuar mirë nga qeveria.

Por Lubonja nuk është i këtij mendimi, pasi shtoi se nga pandemia sipas tij, është pasuruar mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

“Në Itali ka më shumë se një herë në vit greva në aeroporte dhe s‘i shkon njeriu në mend që këta njerëz do i çojnë në polici dhe i bëjnë presion për vendin e punës. Kjo është regjim, jo demokraci. Si rrëzohet një regjim? Më votë të lirë apo forma të tjera. Skepticizmi që kam unë është ky, jo aq se këtu kemi një opozitë që nuk përfaqëson një parti të paprovuar si Vetëvendosja në Kosovë, por gjithsesi ky sistem ka degraduar dhe ajo që perceptoj unë është që mosbesimi për të ardhur ky ndryshim, se s’do të ketë zgjedhje të mira. Këtë e ka thënë edhe Basha. Një njeri që thotë që hiqni shqiptarët dhe merr disa njerëz pa gojë, kjo është mentalitet regjimi. Ai me ekonominë mban pushtetin dhe pushtetin me ekonominë. Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS. Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, ai është pasuruar nga pandemia. Këtu është fjala për tetë vite që është bërë një qeveri e dhunshme. Duhet një ndryshim dhe rotacion, por dyshoj të ketë rotacion. Sepse ç’kanë bërë këta si parti për votën dhe duhet një bashkim i forcave opozitare për të mbrojtur votën. Ata nuk janë bashkuar”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link