“Vepruan si pengmarrës”, Rama për protestën e kontrolleve në Aeroportin “Nënë Tereza”: Morën peng kullën e kontrollit ajror para stërvitjes ushtarake me SHBA –

9

Kryeministri Edi Rama, në fushatën elektorale të mbajtur në Dropull të Gjirokastrës, duke folur për protestën e kontrolleve në Aeroportin “Nënë Tereza”, deklaroi se Meta dhe Berisha kanë vepruar si pengmarrës.

Rama theksoi se kjo peng-marrje ndodhi, pak përpara stërvitjes ushtarake të përbashkët me SHBA-të.

Pagat janë akoma larg që qënurit paga të mira. Duhet që zinxhiri ekonomik të kalojë në nivel tjetër. Paga 2400 dollarë dhe thoshin ata dje jemi stresuar e nuk punojmë dot. Çfarë duhet të bëjnë mjekët e infermierët, të dalin përpara spitalit dhe të thonë se nuk e bëj më punën unë. I meritojnë, sepse kanë stres të madh.

Çfarë duhet të thonë policët, që rrinë në mes të erës, shiut e nën diell. Çfarë duhet të thonë të gjithë, nëse nisemi nga shembulli atyre dje. Ata vepruan njësoj si pengmarrës, morën peng kullën e kontrollit para stërvitjes ushtarake me SHBA. Kanë këmbëngulje me atë mënyrën “T’ua marrim frymën këtyre”, por ne kemi sfiduar tërmetin dhe pandeminë e do përballojmë gjithçka”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link