Sondazhi nga Pyper: 54% e qytetarëve mendojnë se nuk kishte “pazare” në procesin e zgjedhjes së Presidentes, 30% mendojnë se kishte “pazare”

12

Gati 68% e qytetarëve mendojnë se qeveria e re do të krijojë një sistem efikas për parandalimin e korrupsionit dhe nepotizmit në vend.

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjen e presidentes dhe pritjet për qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Mbi 54% e qytetarëve mendojnë se nuk ka pasur “pazare” me rastin e formimit të kuorumit në procesin e zgjedhjes së presidentes. Rreth 30% mendojnë se kishte pazare në këtë proces. 16% e respodentëve nuk kanë opinion.

Rreth 60% e qytetarëve që i janë përgjigjur kësaj ankete nuk e konsiderojnë shantazh, atë që opozita e ka quajtur “kërcënim” nga Kurti me rastin e zgjedhjes së presidentes. 27% mendojnë se ankesa e opozitës në raport me Kurtin ishte e drejtë. Mbi 13% nuk kane mëndim për këtë pyetje.

Gati 68% e qytetarëve mendojnë se qeveria e re do të krijojë një sistem efikas për parandalimin e korrupsionit dhe nepotizmit në vend. Rreth 18% mendojnë se qeveria Kurti nuk do të arrijë këtë objektiv. Mbi 14% nuk kanë opinion për këtë temë.

Shumica e qytetarëve mendojnë se Qeveria Kurti 2 do të përmbushë premtimet e dhëna.

Rreth 49% mendojnë se premtimet do të përmbushen deri diku. 36% mendojnë se premtimet përmbushen plotësisht. Rreth 15% mendojnë se qeveria Kurti 2 nuk do të arrijë t’i përmbushë premtimet.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.



Huazuar nga