Sondazhi i Rtv Ora&Noto nxori PD kokë më kokë me PS në Durrës, Paloka: Jemi më mirë se aq

19

Sondazhi i Rtv Ora dhe Antonio Notos nxirrte në një betejë kokë më kokë PD dhe PS në Durrës.

Por ky barazim mes tyre ka ardhur për shkak të rritjes së PD nga zgjedhjet e fundit dhe rënies së PS nga ana tjetër.

Lexo edhe-PD rikthehet fuqishëm në Durrës, kokë më kokë me PS, fituesin e përcakton LSI

Edi Paloka, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputet të PD në këtë qark, thotë  në “PolitikOn” në Rtv Ora se situata është edhe më favorite për ta nga çfarë ka konstatuar sondazhi.

Paloka: Janë më mirë se aq, të jem i sinqertë. Edhe vetë sondazhi, pa hedhur poshtë besueshmërinë e sondazhit ju e dini që gjithmonë ata që janë në opozitë dhe kundër qeverisë e kanë më të vështirë të shprehen. Për më tepër me një qeveri si kjo, që e keni parë se çfarë ka bërë ai gjatë fushatës: ka shkuar i ka prishur shtëpinë dikujt, apo i kanë prerë dritat dikujt tjetër vetëm pse ka qenë pjesëmarrës në takimet e Bashës. Kështu që duhet marrë me rezervë në favor të Partisë Demokratike.



Source link