Skandali me pasaportat, Fetai: Në një vend normal, Qeveria do të dorëhiqej

14

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët derisa komentoi skandalin me rastin “Mafia”, gjegjësisht dhënien e pasaportave të rrejshme dhe dokumenteve tjera personale përfshi edhe shtetësinë, theksoi se për Republikën e Maqedonisë së Veriut shumë më e rrezikshme mund të jetë një grua e moshës 70 apo 80 vjeçare, të cilës i pamundësohet shtetësia, se sa një narko-diler me dosje kriminele.  Për Fetain në një shtet normal, pas këtij skandali Qeveria do të jepte dorëheqje kolektive.

Një kriminel i cili mund të paguaj një zyrtarë të korruptuar të MPB-së, mund të marr edhe shtetësi edhe pasaportë të rreme, derisa ne aktualisht flasim për disa javë për problemin e qytetarëve pa shtetësi. Pra për këtë shtet duket se një loke shqiptare, 70 apo 80 vjeçare është më e rrezikshme se sa një kriminel i rrjeteve ndërkombëtare, një narko diler dhe kjo tregon edhe për një kolaps të sistemit të sigurisë në këtë vend duke marr parasysh se MPB-ja, Agjencitë e sigurimit të shtetit nuk janë në gjendje të detektojnë dhënien e këtyre pasaportave për kriminel të rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Në një vend normal unë besoj se qeveria do të kishte rënë në ditën që u zbulua skandali”, tha Arben Fetai, ASH.

Burimi