Shtohet qeveria Kurti, emërohen dhe tre të tjerë, shkon në 18 numri i zëvendësministrave –

13

KOSOVA

Qeveria Kurti ll sa vjen dhe po shtohet në kapacitete për shkak të emërimeve të reja. Së fundmi, kryeministri i Kosovës ka emëruar tre zëvendësministra të rinj.

Detyrën e kanë marrë Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në Kosovë gjithmonë ka pasur debat për çështjen e zëvendësministrave për shkak të numrit të tyre të lartë në qeveri. Deri më tani Kurti ka 18 zëvendësministra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Huazuar nga