Shoqërimi i kontrollorëve, avokati: “Albcontrol” entitet i pavarur. S’mund të ketë “shpërdorim detyre”

16

Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, një pjesë e të cilëve janë shoqëruar në ambjentet e Policisë në Tiranë, në një deklaratë për mediat hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë për “shpërdorim detyre”.

“Janë shoqëruar rreth 24 kontrollorë. Janë shoqëruar mbrëmë në 12:00 të natës. Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Nga këta 24, 4 sapo kanë dalë nga policia. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Për këta të katërt që kanë dalë, nuk ka akuza të ngritura.”, u shpreh avokati.

Sipas tij, “Albcontrol” është sh.a dhe entitet i pavarur nga shteti shqiptar ndaj nuk mund të ketë “shpërdorim detyre”.

Shpërdorimi i detyrës është vepër penale që i referohet ekskluzivisht punonjësve publikë. Do të thotë duhet të jesh punonjës i administratës publike. Në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria. Albcontrol është sh.a. Është një entitet krejtësisht i pavarur nga shteti shqiptar. Nuk shoh ndonjë funksion publik mbi të cilin të ngrihet kjo akuzë“, u shpreh para drejtorisë së Policisë Tiranë avokati i kontrollorëve.

KËRKESAT E KONTROLLORËVE

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Lexo edhe: Greva në Rinas, shoqërohen në polici mbi 25 kontrollorë



Source link