Rritja e akcizës për derivatet e naftës ka revoltuar transportuesit në vend

12

Nga Shoqata e Transportuesve Makam-Trans për Alsat thonë se akciza e rritur e karburantit ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së tyre. Transportuesit thonë se jo vetëm që janë ndër të paktët në Evropë që përballen me kosto shtesë në mes të krizës, por kjo gjithashtu zvogëlon edhe konkurrencën në krahasim me kolegët e tyre nga Bashkimi Evropian dhe nga Serbia.

Në kushtet e pandemisë kur të gjithë përballemi me jolikuiditet aktual dhe luftojmë për të mbijetuar, në tregun evropian të transportit, miratimi i rritjes së akcizës si dispozitë e përhershme në ligj do të thotë rritje e kostove të transportit dhe efekteve negative për të gjithë transportuesit, por edhe për të gjithë biznesmenë të tjerë dhe popullata në përgjithësi- deklaruan Shoqata e transportuesve Makam-trans.

Për VMRO-DPMNE-në opozitare, sjellja e akcizës në Parlament është precedent dhe sinjalizon se qeveria nuk di si ta mbushë buxhetin, kështu që godet popullin. Ministri i Financave sot nuk tregoi pse akciza përsëri është miratua tani, e cila fillimisht ishte në fuqi si masë kundër krizës për mbushjen e arkës së shtetit.

 Realizimi i buxhetit nuk bazohet vetëm në akcizat ose mallrat e akcizës, por në përgjithësi në të gjitha zërat në anën e të ardhurave në buxhet- pohoi Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës mbrëmë menjëherë publikuan korrigjim të çmimit të karburanteve. Çmimet e benzinës janë rritur për gjysmë denari, ndërsa nafta madje për tre denarë, për aq sa është rritur edhe akciza. Vitin e kaluar, kur Qeveria vendosi me dekret për rritjen e akcizës, përveç se shkaktoi pakënaqësi të ashpër tek qytetarët, transportuesit organizuan protestë masive. Ata parkuan kamionët e tyre para ndërtesës së Qeverisë në rrugën Ilindenska dhe i dërguan mesazh qeverisë se vendimi u kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Ile Petrevski

Burimi