Replikat/ “E rilindur”, Rama nxjerr videon nga kisha e Shën Mërisë, Tavo: Çfarë bëni o të pafe, kërkojini falje Hyjit dhe besimtarëve që e përdorni për politikë. Kumbaro: U restaurua nga qeveria jonë –

12

GJIROKASTËR

Replika të forta mes dy kandidatëve të PS dhe LSI në Gjirokastër. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje gjatë vizitës së tij në Kishën e Shën Mërisë së Peshkëpisë së Sipërme, për të cilën shkruan se është e rilindur plotësisht dhe është një arsye më shumë për ta vizituar këtë zonë. Ndërkohë që edhe takimi i tij në Dropull ishte organizuar para kësaj kishte.

Por menjëherë ka reaguar kandidati i LSI Vangjel Tavo i cili deklaron se është ndaluar nga konventa ndërkombëtare të përdoret Kisha në Dropull, objekt fetar dhe i trashëgimisë kulturore dhe se restaurimi i saj është kryer me fondet e BE-së dhe jo paratë e qeverisë shqiptare.

Më tej ka ardhur përgjigjja nga ish-ministrja e Kulturës, kandidate për deputete në Gjirokastër Mirela Kumbaro, e cila shkruan se kisha doli në dritë e u restaurua vetëm kur qeveria e PS u kujdes për qindra monumente në të gjithë Shqipërinë dhe se fondet e BE janë tërhequr falë projekteve vizionare të saj.

Sërish ka reaguar Tavo, që iu sugjeron t’i kërkojnë falje Hyjit, besimtarëve dhe banorëve që e përdorin Kishën për politikë.

REPLIKAT
Edi Rama: ⛪️Dropull – Një xhevahir i trashëgimisë sonë kulturore, shpëtuar nga rrënimi degradues dhe sot e rilindur plotësisht, kisha e Shën Mërisë të Peshkëpisë së Sipërme është një arsye më shumë për ta vizituar këtë zonë mahnitëse të Gjirokastrës😍
#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
#SkaKohëPërPushim 🏃🏻‍♂️

Rama 1

Vangjel Tavo: Çfarë bëni o të paudhë e të pafe?
Është e ndaluar nga konventa ndërkombëtare të përdoret Kisha në Dropull, objekt fetar dhe i trashëgimisë kulturore.
Restaurimi i saj është kryer me fondet e BE-së dhe jo paratë e qeverisë shqiptare ndaj mos mashtroni.

Edhe rruga që inauguruat është kryer 3 vite më parë nga ish kryetari i Bashkisë së Dropullit. Ju nuk keni as sedër e as fe. Ju mashtroni dhe shkelni çdo normë dhe besim fetar. Jeni mashtrues të pështirë të panikosur për humbjen që ju pret.
Ju kanë mbetur tani vetëm varrezat për të bërë takimet që të gënjeni të vdekurit se të gjallët nuk ju besojnë më. Vangjel Tavo

Tavo 1
Tavo 1

Mirela Kumbaro: I dashur Vangjel,
Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpi të sipërme, kjo perlë e Dropullit ishte aty edhe vite të shkuara kur ti ke qenë banor e deputet, dhe kur kishe edhe qeverinë edhe bashkinë! dhe s’e vure ndonjëherë ujin në zjarr për ta restauruar.

👉🏻Megjithatë, më mirë vonë se kurrë, ajo doli në dritë e u restaurua vetëm kur qeveria jone u kujdes për qindra monumente në të gjithë Shqipërinë, objekte kulti e jo vetëm, për t’i shpëtuar e për t’i kthyer në destinacione turistike.

👉🏻Që qeveria jonë, falë projekteve vizionare, ka qenë e zonja të ngrejë fonde nga partnerë ndërkombëtarë e BE-ja, edhe për trashëgiminë kulturore, kjo jo vetëm që është e vërtetë, por është dhe krenari për ne sepse në Trashëgiminë Kulturore e kemi motor zhvillimi.

👉🏻Dhe ky është vizioni ynë e ti mbase s’e kupton, se BE-ja aty ka qenë edhe para se të vinte në qeverisje Partia Socialiste, po s’ke qenë i zoti t’i tërhiqje ato fonde.

📍Mirëpo, që të kthehemi te Kisha e Shën Marisë në Peshkëpi⛪️, kjo kishë është restauruar 100% me qindarkat e buxhetit të Qeverisë shqiptare‼️
Dhe me ekspertizën e jashtëzakonshme të profesorëve Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo!

👉🏻Sa për rrugën, ajo është inauguruar në dhjetor të 2019! Me punën e bashkisë që ndërtoi dhe parkingun, dhe po, edhe me fonde edhe të BE që na mbështet!! Dhe kjo prapë është jo mangësi, por krenari për ne!
👉🏻E t’i gëzojë populli i Dropullit se i meritonte t’i kishte shumë-shumë kohë më parë, edhe rrugën edhe kishën, edhe ujësjellësin❗️
Mos u mërzit Vangjel! Dhe lëri të vdekurit me të vdekurit e të gjallët me të gjallët, siç thotë populli.
Të përshëndes nga Dropulli ku ndodhem me Kosta Garon e Artemis Malon, me Bledi Çuçin e Dhimitër Tolin, me Flamur Golemin, Laert Durajn e Kjara Adhamin, por edhe me Edi Ramën! Të fala!

Mirela 2
Mirela 2

Vangjel Tavo: Moj Mirelë, në besimin tek Zoti më e rëndësishmja është falja dhe jo të falat. Ndaj i kërkoni falje Hyjit, besimtarëve dhe banorëve që e përdorni Kishën për politikë.

Në politikë falja u kërkohet banorëve dhe familjeve të thjeshta për papunësinë dhe varfërinë ekstreme që u keni shkaktuar dhe jo të falat që u bëni një herë në katër vjet kur vini për turizëm elektoral.
Për të falat e tjera ju keni kohë që i keni bërë të fala mendjes!
Vangjel Tavo
Se harrova, bëji të fala Çuçit e thuaji që vazhdoj ta pres për debat publik por s’më vjen.

Tavo 2
Tavo 2


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link