Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi renditet në mesin e personaliteteve botërore të dëshmuar në Extended Reality (XR)

60

Numrit të personaliteteve botërore që janë dëshmuar në Extended Reality (XR), edukim dhe rrjet global, i është shtuar edhe presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, që me punën e palodhshme që ka bërë ndër vite, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Rektori Hajrizi është vlerësuar edhe për faktin se ka ndërtuar një institucion me kompetenca të larta, me cilësi në mësimdhënie, si dhe ka aplikuar teknologjitë më të reja, duke shërbyer edhe si model për universitetet tjera në zhvillimin e inovacioneve teknologjike. Ka  krijuar mijëra mësime në platformën e realitetit virtual, në qindra kurse universitare.

Kjo ka shtyrë që edhe gjiganti teknologjik EON Reality, muaj më parë, të vlerësojë rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me çmimin “EON Power User Award”, për suksesin që ka treguar institucioni që ai drejton në zbatimin e teknologjisë EON-XR për mësimin në distancë, duke e quajtur vizionarë dhe largpamës në rrugëtimin, ekspertizën dhe profesionalizmin që ka treguar ai me UBT-në.

UBT, përmes platformës së Realitetit Virtual (VR), 5G, Intelligence Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, ka bërë Kosovën shtetin e parë në Ballkan që sjellë një nga teknologjitë më të fundit të kohës, kështu duke bërë investimin direkt më të madh në teknologji dhe inovacion në Kosovë që nga paslufta.

Duke qenë tani më qendra më e madhe në rajon, tani UBT në vitin 2021, në kuadër të 20-vjetorit të institucionit, është duke zhvilluar dhe implementuar 20 inovacione për 20 vjetorin e saj.

Këtë javë, UBT hapi qendrën më të madhe në Shqipëri për inovacion dhe teknologji në qytetin e Korçës, duke iu mundësuar të rinjve korçarë hapësira pune dhe trajnimi.



Huazuar nga