“Rama ik”, mbështetësit e PD në Divjakë presin Bashën me ovacione: Në sytë e votuesve për herë të parë shihet ndryshimi –

12

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka ndalur turin e takimeve elektorale në Divjakë. Kreu i qeverisë është pritur me ovacione të mëdha nga mbështetësit e PD-së.

Ndërkohë që mes turmës dëgjoheshin shpesh thirrjet ‘Rama ik!’.

Nga ana tjetër Basha ka bërë edhe një foto me dy vajza binjake. “Në sytë e votuesve për herë të parë shikohet ndryshimi që po vjen. Jemi të vendosur për ndryshim. Këto 8 vite kanë qenë me dështime. Në 8 vite e vlerësuan të padrejtë djersën tuaj.”, -tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link