Përkeqësohet shëndeti i Navalny, humbet ndjesinë në gjymtyrë

10

13:03 08/04/2021
Avokati i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë alarmin për shëndetin e klientit të tij, i cili ndodhet në një burg në Rusi.
Vadim Kobzev në një deklaratë ka thënë se shëndeti i Navalnyt po përkeqësohet dhe tashmë ai ka humbur ndjesinë në këmbë dhe duar. Kritiku i Putin prej kohësh kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ditët e fundit pas kontrolleve nga mjekët ai është diagnostikuar me dy hernie diskale.
Avokati Kobzev, ka qenë të mërkurën në burg ku është takuar më Navalnyn dhe shton se sëmundja po përparon me shpejtësi. “Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Sëmundja po përparon, nuk ka më ndjeshmëri në këmbë dhe duar“, u shpreh avokati.
Kritiku i Kremlinit tashmë ndodhet në një burg të qytetit Pokrov pasi shfaqi simptoma në rrugët e frymëmarrjes dhe prej javësh është ankuar se ka kollë dhe temperaturë të lart. Por edhe pse i sëmurë ai vijon të jetë në greve urie dhe në disa raste ka refuzuar kontrollet mjekësor.
Lidhur me situatën e Navalnyt kanë reaguar dhe fuqitë e mëdha ndërkombëtare që bëjnë thirrje për lirimin e tij nga burgu. Po ashtu një ditë më parë organizata Amnesty Internacional në një deklaratë tha se ‘Navalny po vritet ngadalë”./tvklan.al

Linku i Huazuar