Përjashtohen 23 federata nga KOKSH

8

16:40 08/04/2021
Nuk kanë të drejtë vote në asamblenë e 17 Prillit
23 federata sportive shqiptare janë përjashtuar nga Asambleja Zgjedhore e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar që do të mbahet më 17 Prill.
Mësohet se KOKSH  ka ngritur një komision që ka skualifikuar këto federata, ndër të cilat është edhe ajo me e madhja dhe më e rëndësishmja Federata Shqiptare e Futbollit. KOKSH ka përjashtuar kështu edhe kandidantin e propozuar nga kjo FSHF me pretendimin që nuk ka evidencë të aktivitete të saj.
Njëkohësisht nga kandidimi për në Komitetin Ekzekutiv janë përjashtuar drejtues të federatave të rëndësishme si atletika, peshëngritja apo noti. Një situatë kaotike që vijon prej më shumë se një viti.
Më 10 janar në një asamble të mbajtur në fshehtësi u shkarkua presidenti i KOKSH Viron Bezhani me 45 vota pro dhe 9 kundër. Ajo u organizua larg mediave.
Tv Klan

Huazuar nga