Pa makijazh dhe me flokë kaçurrela, Bebe Rexha zbulon dukjen e saj në një ditë të zakonshme

18

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave nuk heziton që shpesh të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, 31-vjeçarja ka publikuar në InstaStory disa imazhe, duke treguar modelin e ri të flokëve me kaçurrela.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Ndonëse nuk janë mësuar që ta shohin shpesh me këtë pamje, Rexha thotë se kështu duket në përditshmëri kur nuk është e rregulluar.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Duke qenë e çiltër me fansat e saj, artistja me origjinë nga Dibra nuk nguron që në shumë prej fotografive dhe videove që publikon të shfaqet pa makijazh – ashtu siç ka bërë edhe në postimin e fundit.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Rexha ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “Sacrifice”, e cila është pritur mirë nga publiku.
Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Kjo këngë është vetëm paralajmërim i albumit të saj të dytë, i cili do të publikohet i plotë gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/

Burimi i lajmit