Organizoi aheng familjar për martesën e djalit, suspendohet eprori i policisë së Gjilanit, Nijazi Kolgeci

18

Shefi i Operativës Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Nijazi Kolgeci është suspenduar nga detyra, pasi kishte organizuar aheng familjar në kohë pandemie.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Inspektorati Policor i Kosovës.

Siç bëhet e ditur Kolgeci të shtunën kishte martuar djalin e tij, në njërin prej restoranteve të njohura në Gjilan.

Ndërkaq, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kishin ndërhyrë për ta ndërprerë dasmën e djalit të nënkolonelit, Nijazi Kolgeci.

Ai do të hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe për shkelje të masave të cilat janë vendosur gjatë pandemisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Pas pranimit të informacioneve, IPK ka pranuar rastin e kompletuar nga Policia dhe rasti është përcjellë në Departamentin e Hetimeve të IPK-së . Me rekomandim të IPK-së zyrtari policor (nënkoloneli policor) është suspenduar”, thuhet në përgjigjen e IP-së.

Tutje thuhet se veprimet e tjera do të ndermirën në koordinim me prokurorinë kompetente e cila ka autorizuar hetuesit të ndërmarrin veprime hetimore dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së./Telegrfi.



Huazuar nga