“Nuk durohet më”, Basha-qytetarëve të Cërrikut: 25 prilli po vjen, votoni për ndryshimin –

15

CËRRIK 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka qenë në Cërrik, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha theksoi se me Ramën kryeministër, qytetarët nuk durojnë dot më. Ai iu drejtua qytetarëve, duke thënë se duhet të votojnë ndryshimin, që Cërriku dhe mbarë vendi të ndjejë ndryshimin e shumëpritur.

“Të dashur qytetarë. E di se këta janë vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë.  Jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja. Rama vendosi që të rrisë çmimin e energjisë, mbaj mend takimin me ju pasi rriti çmimin e naftës, pastaj vendosi TVSH për bizneset e vogla, hoqi familjet nga ndihma ekonomike, shpunësoi baballarë dhe nëna pa pyetur për ta dhe fëmijët e tyre.

Tetë vite dështim, varfëri, papunësi, tetë vjet premtime që nuk i ka mbajtur. Sot, një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë, t’i thoshte çdo gjyshi, çdo gjyshe, çdo babai, nëne e fëmije “Më fal”. Rama ka shkatërruar familjet shqiptare, ekonominë. Tani po troket për herë të tretë, mos ia hapni derën. Fjalët që dëgjohen më shumë janë dy: nuk durohet më. Ndryshimi ndihet kudo, nuk durohet më. Mezi presim 25 prillin, për të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link