“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Qeveria shqiptare përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit –

11

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të postimeve në rrjetet sociale, shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë, për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link