Meta kërkesë KLSH për auditimin e AlbControl, reagon Rama: Ilir kam një lajm të keq për ty. Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër. Plani yt dështoi –

13

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl, nisur nga situata e krijuar, protesta e kontrollorëve që çoi në bllokimin e fluturimeve dhe ndalimin e tre prej tyre.

Rama akuzon Metën dhe Berishën për plan për bllokimin e vaksinimit, teksa thotë se ky plan dështoi. Sa i përket auditimit, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit t’i vazhdojë Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”

Rama Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link