“Mafia”, Hani: Aksioni ishte i koordinuar me Interpolin

14

Zyrtari i BDI-së Tahir Hani, i ftuar në “Rruga drejt…” aksionin e policisë në rastin “Mafia”, e vlerësoi si të suksesshme, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë më shumë se 200 pasaporta personave me dosje kriminele. Për Hanin është e rëndësishme që Ministria për Punë të Brendshme aksionin në fjalë e ka koordinuar bashkë me Interpolin.

Sigurisht që MPB-ja ka zhvilluar një veprimtari jo publike por në aktivitet dhe në veprim të koordinuar me partnerët strategjik të SHBA-ve. Për ne si shqiptarë, por edhe si parti politike por edhe për shoqërinë në përgjithësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ishte shqetësuese që MPB-ja, organet kompetente në MPB nuk do të ishin në një vijë, në një relacion të bashkëpunimit të ngushtë për kapjen e këtij grupi të administratorëve të cilët kanë dhënë dokumente të rrejshme ndaj personave me dosje kriminele. Pra ne duhet të përshëndesim një veprimtari të tillë, pavarësisht faktit që për një periudhë kohore janë dhënë një numër i madh i pasaportave të rrejshme”, deklaroi Tahir Hani, zyrtarë i BDI-së.

Burimi