Laçi-Vllaznia vlen për kreun – Tv Klan

10

17:00 08/04/2021
Të shtunën luhet takimi më i rëndësishëm i javës
Laçi – Vllaznia është ndeshja më e rëndësishme e javës së 27 të Superligës. Dy pikët që ndajnë këto skuadra në renditje e bëjnë këtë ndeshje delikate, interesante, përballje për të mos u humbur, dhe do ti vendosin skuadrat në pozicione pragmatike.
Nuk pritet të jetë një sfidë e luftuar dhe me ritëm pasi gabimi më i vogël do ti kushtonte shumë secilës. Në Shkodër janë në përgatitjet e fundit përpara këtij takimi. Vllaznia gjatë gjithë kësaj jave ka bërë një stërvitje të veçantë.
Stafi teknik pasi ka analizuar disa ndeshje të Laçit në javët e fundit, ka ndërtuar një strategji për t’iu përshtatur këtij kundërshtari. Tv Klan ka mësuar nga burime pranë klubit shkodran se takimi konsiderohet më një shkallë të lartë vështirësie. Atmosfera është e qetë pasi ekipi ka marrë rezultate të kënaqshme në 3 javët e fundit të Superligës.
Edhe stafi teknik po punon pa shqetësime duke qenë se grupi i futbollistëve është i plotë. E vetmja mungesë e Vllaznisë do të jetë Eni Imami në mbrojtje. Seanca e fundit stërvitore një ditë para ndeshjes do të jetë edhe përcaktuesja për formacionin dhe rreshtimin.
Mes futbollistëve shkodranë është rritur dëshira dhe përgjegjësia për të luajtur këtë ndeshje pasi humbjet me kurbinasit këtë sezon kanë mbetur në mendjen e lojtarëve. Shpresohet përmbysja e këtij bilanci negativ që do të shërbente edhe për renditjen si dhe objektivin e skuadrës, minimalja, pjesëmarrja në Evropë.
Tv Klan
Të ngjashme

Huazuar nga