Hani: Nuk emigrojmë vetëm ne, edhe vendet e tjera të Ballkanit dhe Evropës migrojnë

13

Zyrtari i BDI-së Tahir Hani, i ftuar në “Rruga drejt…”  tha se nuk jemi të vetmit ne që emigrojmë në vendet me jetesë më të mirë. Sipas Hanit emigrimi është i natyrshëm për faktin se njerëzit dëshirojnë një jetë më të mirë dhe me të ardhura më të mira që për fat të keq vendi jonë nuk i ofron. Por, ky fenomen sipas Hanit është një fenomen që ndodh kudo dhe është vështirë të ndalet.

Lëvizja e qytetarëve nga vendet e pazhvilluara në ato të zhvilluara ndodh edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Vet kushtet e jetesës në Ballkanin Perëndimor nuk janë në përputhshmëri me pritshmërinë e qytetarëve të cilët jetojnë në Ballkan. Prandaj duhet t’u jepet mundësia njerëzve të emigrojnë në vendet me ekonomi më të mirë. Maqedonia ndodhet menjëherë pas Serbisë dhe Malit të Zi për prodhimin bruto vendor për kokë banori. Migrimi është i vështirë të ndalohet. Por edhe nga Greqia, Italia edhe të vendet e tjera ka një lëvizje të popullsisë drejt veriut të Evropës. Maqedonia momentalisht po bën të pamundurën që të rriten kushtet për të mos lejuar largimin e popullit të vendit.

Burimi