Gjoba 110 mln euro e Becchettit, Berisha: Përgjegjës Rama me Agaçin, kaq para nuk janë shpenzuar në 14 muaj për pandeminë

12

Partia Demokratike kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin për “shpërdorim detyre” lidhur me humbjen e gjyqit 110 mln euro me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Rtv Ora thotë se përgjegjës kryesor janë Rama me Agaçin, të cilët u bën shkas që Shqipëria të marrë një gjobë më të madhe sesa  janë shpenzuar para gjatë këtyre 14 muajve për përballimin e pandemisë.

Berisha: Dosja e Becchettit implikon direkt këmbë, kokë, xhep në radhë të parë Edi Ramën për ndërhyrjet e tij, i cituar në dosje 22 herë. Dosja implikon don Agaçin, sekretarin e Përgjithshëm të mafies shtetërore shqiptare i cili sipas publikimeve i ka kërkuar të shkojë të paguajë gjobën te Joti se ti merrnin paratë direkt Rama dhe Agaçi te Becchetti kishin frikë.

Nga Joti i tyre ata mund ti merrnin në çdo kohë të ditës dhe natës. Janë një seri dokumentash, bisedash, direkt të Edi Ramës, Agaçit që u bënë shkas që Shqipëria të marrë një gjobë të tmerrshme, një gjobë më të rëndë sesa janë shpenzuar gjatë këtyre 14 muajve për përballimin e pandemisë, për të cilën çdo shqiptar do të paguajë  nga 48 mijë lekë.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana



Source link