Gjermania me sytë nga “Sputnik V”

9

17:12 08/04/2021
Mediat: Bisedime me Moskën për furnizimin me vaksina
Gjermania mund të marrë së shpejti vaksinën ruse Sputnik V për imunizimin e popullatës pa pritur një vendim nga Agjencia Europiane e Barnave EMA.
Agjencia e lajmeve Reuters citon burime pranë qeverisë gjermane, që pohojnë se ministri i Shëndetësisë Jens Shpan po përgatitet për të nisur negociatat me palën ruse për të nisur furnizimet me dozat e Sputnik V.
Reuters megjithatë thekson se nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare varet nga vlerësimet që do të bëjnë ekspertët e Agjencisë Europiane të Barnave.
Për vlerësimin e të dhënave që po bëhet nga kjo agjenci për efektivitetin e vaksinës ruse, ekspertët kanë kërkuar të vizitojnë edhe fabrikat ku ajo prodhohet në Rusi.
Të mërkurën, qeveria rajonale e Bavarisë njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje paraprake për blerjen e 2.5 milionë dozave të Sputnik V, nëse merret aporvimi nga EMA. Komisioni Europian ua ka lënë në dorë vendeve anëtare të vendosin për marrjen e kësaj vaksine, që deri më tani po injektohet në Hungari dhe Sllovaki.
Tv Klan

Linku i Huazuar