Fetai: Historikisht kemi pasur migrim për arsye të persekutimit politik

10

Shteti i së drejtës, korrupsioni, moszbatimi i ligjeve , ekonomia,  janë disa nga arsyet që detyron qytetarët e këtij vendi të kërkoj një të ardhme më të mirë në vendet e zhvilluara evropiane, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, Arben Fetai, sipas të cilit edhe më shqetësuese paraqitet fakti se të dhënat e fundit të agjencive të ndryshme ndërkombëtare përfshi edhe Eurostatin flasin se gjysma e popullatës planifikon largimin nga ky vend, për një të ardhme më të mirë.

Duhet të shikojmë shifrat kur flasim për migrimin për të kuptuar se sa i thellë është problemi. Banka Botërore ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka humbur më shumë se ¼ gati 1/3 e popullatës së saj në dy dekadat e para të tanzicionit. Nëse i shikojmë numrat më të reja të USD-së dhe instituteve tjera shihet qartë se Maqedonia e Veriut ka trend në rritje. Numri në rast se nuk gabohem janë diku 33 mijë qytetarë në vit, sipas shifrave të Eurostatit dhe ky trend është në rritje në vitet 2018-19 dhe pastaj fillon pandemia dhe ndoshta qytetarët kanë mbetur të ngujuar dhen të bllokuar këtu. Por ajo që është edhe më shqetësuese, është se trendi është në rritje dhe se çdo vlerësim që bëhet, çdo sondazh tregon se gati gjysma e popullatës së këtij vendi është e gatshme dhe planifikon të largohet nga ky vend në kërkim të një jete më të mirë”.

Burimi