Europa sërish shënon rritje infektimesh

12

Sistemi shëndetësor në Poloni po i afrohet kolapsit, Angela Merkel parashikon që të vendosë një izolim të shkurtër

Polonia do të zgjasë kufizimet e COVID-19 deri në 18 Prill, ndërsa vendi lufton për të përballuar një valë të tretë të infeksioneve.

Situata në spitale është shumë e vështirë dhe rrezikon që të shkojë drejt kolapsit. Një numër rekord prej afro 34 700 pacientësh po trajtohen në spitalet për Covid-19.

Polonia ka gati 2.5 milion raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë, dhe pothuajse 55,000 vdekje. Qeveria po shpejton shpërndarjen e vaksinave të vendit. 12.1% e popullsisë deri më tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa Gjermania përpiqet të trajtojë një valë të tretë të rasteve COVID-19 , kancelarja Angela Merkel ka mbështetur vendosjen e një izolimi të shkurtër kombëtar. Sistemi shëndetësor është nën presion të madh pasi numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv është rritur më shumë krahasuar me një muaj më parë. Gjermania numëron 2.9 milion të infektuar dhe 78 mijë vdekje.

Ministri grek i arsimit Niki Kerameus njoftoi se të gjitha shkollat ​​e mesme në të gjithë Greqinë do të hapen në 12 prill. Në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit në shkollat ​​e mesme të Greqisë, të gjithë studentëve dhe mësuesve do t’u kërkohet të kryejnë vetë-teste për Covid-19, të cilat janë në dispozicion falas në farmacitë në të gjithë vendin.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që trajtohen në intubim, arriti në 749. Kjo shifër është më e vogël se ajo e pacientëve që i nënshtrohen trajtimit intensiv. Ndërkaq numri i të infektuarëve vijon të mbetet i lartë me gati 3445 raste duke kapur një total prej 285 mijë të infektuar dhe 8607 kanë humbur jetën deri më tani.

Klan News
The post Europa sërish shënon rritje infektimesh appeared first on Tv Klan.

Linku i Huazuar