Dhunë policore në Madrid, 13 të plagosur

16

21:40 08/04/2021
Përleshjet para zgjedhjeve lokale të së dielës
Demonstruesit antifashistë u përplasën dhunshëm me policinë në Madrid pas një manifestimi në kuadër të fushatë elektorales politike të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë Vox.
Rreth një mijë demonstrues antifashistë u mblodhën në këtë tubim të organizuar përpara zgjedhjeve rajonale që do të mbahen në Madrid këtë të diel.
Në zonën e kryeqytetit spanjoll që njihet si lagja e klasës punëtore të Vallecas, dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata hodhën objekte te forta dhe gurë ndaj oficerëve, të cilët përdorën shkopinjtë për të shpërndarë turmën.
Lideri i partisë Vox, Santiago Abascal dhe kandidati për kreun e presidencës rajonale të Madridit Rocio Monasterio arritën në këtë tubim të rrethuar nga forca sigurie. Ata u shoqëruan nga policia e trazirave mes fyerjeve nga protestuesit antifashist.
Policia u pa duke ndaluar protestuesit, por autoritetet e rendit nuk kanë konfirmuar numrin total të arrestimeve. Shërbimet e urgjencës thanë se të paktën 13 persona janë plagosur.
Klan News

Linku i Huazuar