Bllokimi i fluturimeve, Kombëtarja e Futsall nuk udhëton drejt Ukrainës

18

12:09 08/04/2021
Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 Prill 2021 në Zaporizhia.
FSHF në një njoftim për mediat bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit./tvklan.al

Huazuar nga