“Bllokimi i aeroportit ka dëmtuar ekonominë shqiptare”, Besart Kadia: Gjithë shoqëria u stresua, situata mori zgjidhjen e duhur –

10

Zëvendës ministri i Financave dhe njëkohësisht anëtari i Bordit të Albcontrol, Besart Kadia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për situatën e krijuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, deklaroi se bllokimi i aeroportit ka sjellë dëmtim të ekonomisë shqiptare.

Kadia thekson se nga situata, thuajse gjithë shoqëria hyn në stres, edhe sepse nga aeroporti hynin vaksinat, duke shtuar se më në fund duket se çdo gjë ka marrë zgjidhjen e duhur.

“KLSH e ka për detyrë që të bëjë auditime. Ndodhi pandemia dhe kjo ndikoi në paga, sepse Albcontrol mbahet nga paratë që merr nga fluturimet e fluturime ka pasur më pak, pra bën sens logjikë. Iu është thënë punonjësve se nëse do ketë fluturime të ulëta, nëse kthehet aktiviteti komercial në Europë, do të rriten të ardhurat e juaja me 20 për qind. Sindikata ka hedhur në gjyq vendimin e Këshillit Mbikëqyrës. Gjithë shoqëria është në stres.

Vetëm për një ditë që nuk pati aktivitet, ka pasur shumë humbje. Efektet kanë qenë negative, sepse është mbyllur aeroporti i Republikës së Shqipërisë. Është marrë ndihmë, që të jepen pagat, është shërbim jetik, duke qenë se ne kemi një aeroport. Kanë menduar se janë të pazëvendësueshëm, por Regan shkarkoi shumë kontrollorë për një natë.  Unë besoj se situata është e zgjidhur”, u shpreh Kadia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link