Ardhja e vaksinave të reja, Manastirliu: Protesta e kontrollorëve shtyu procedurat me 48 orë. Ahmetaj: Javën tjetër vijnë 50 mijë doza Sputnik V –

11

Ngërçi i krijuar në Aeroportin Nënë Tereza duket se u zgjidh dhe pasditen e kësaj të marte, janë ulur në pistën e aeroportit 100 mijë vaksina kineze të Sinovax.

Për të pritur këtë ngarkesë, që ndihmon në vaksinimin masiv të popullatës, ishin tre ministrja, Ahmetaj, Balluku dhe Manastirliu. E para që e mori fjalën ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila tha se nga sot fatmirësisht aeroporti është i hapur për fluturime shtetërore, diplomatike, ushtarake. Ajo shtoi se fatmirësisht me rivendosjen në funksionim të aeroportit u bë e mundur edhe mbërritja e vaksinave.

“Padyshim sot është si gjithmonë kur mbërrijnë vaksinat është një ditë e veçantë. Vaksinat u ulën në Rinas, për shkak të një protestë të paligjshme të punonjësve. Sot bëmë ulje ngritje për fluturime speciale, ku parashikohen fluturime shtetërore, humanitare, ushtarake dhe Air Albania që është më i rëndësishmi dhe sjell vaksina. Ngjarja e paprecedentë pritej ditën e djeshme ardhja e vaksinës së dytë të 100 mijë dozave”, tha Balluku.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se vaksinimi shtyhet procesi i procedurave të vaksinave u shty për 48 orë, për shkak të protestës së realizuar nga kontrollorët e Albcontroll.

“Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe qeverisë ne vendosëm që vaksinat Sinovac u ulën në Shqipëri, por nga kjo vonesë, u shtyn 48 orë procedurat e vaksinave. Nëse s’do të kishim këto vaksina në kohë, sepse dinim se çfarë lufte bërrylash bëhet, sepse një vend tjetër i merr. Ne kemi sjellë vaksinat në një kohë të shpejtë, ti kemi sot dhe të vijojmë planin tonë për vaksinimin masiv, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. 192 mijë nga Sinovac, par dy javësh kemi dhe 100 mijë, që i shërbejnë vaksinimit të popullatës, në përpjekje të kemi kryer vaksinime në muajin maj, për të mbërritur në punën tonë brenda pranverës së ardhshme”, u shpreh

Ministri Arben Ahmetaj, tha se Këshilli i Ministrave, ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë të hënën ose të martën e javës së ardhshme, 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

“Askush s’do të na ndalojmë të bëjmë 500 mijë vaksinime për shqiptarët. Numrat janë në rënie, kemi filluar ta mundim atë flamë, plani i vaksinimit do të vijojë me shpejtësi për të arritur objektivat që kemi. Jemi duke negociuar me vende mike, prodhues, dje kemi marrë nga Këshilli i Ministrave për të negociuar për 50 mijë doza Spuntik, që vijnë javën e ardhshme. Shqiptarët e shohin që përpjekja është e madhe dhe intensive. Përpjekja e kullës, për të bërë sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi dhe ne do të vazhdojmë me të njëjtën ritëm vaksinimin e qytetarëve shqiptarë”, theksoi Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link