Aktivistja shqiptare, Teuta Abazi, në Gjermani

11

Thursday, 8 April 2021 – 11:40
albinfo.ch

Teuta Abazi është juristja dhe aktivistja shqiptare, e cila prej shumë vjetësh jeton në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ajo është mjaft aktive në partinë “SPD”, në punën e saj si vullnetare për shoqërinë civile dhe angazhimet si këshilltare e Federatës së Juristëve socialdemokratë në landin e Nordrhein-Uestfali.
Pak kohë më parë, Teuta u vlerësua me çmimin “Ambasadore e Paqes” nga organizata “Global Socio-Economic and Financial Evolution Network”.
Ajo ka treguar rreth rrugëtimit, karrierës dhe pse zgjodhi studimet në fushën e drejtësisë.
“Në Gjermani është ndër profesionet më të vështira, pasi zgjasin shumë dhe është angazhim shumë i madh, por ia del ai që ka ambicie dhe disiplinë”,  shprehet ajo. /Albinfo.ch

LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI

Burimi i lajmit