“Zyrtarët amerikanë, angazhim ballë për ballë në Tiranë”, ambasada e SHBA zbardh takimin e Palmer me “Kampionë” të Reformës në Drejtësi –

8

TIRANË

Ambasada Amerikane në Tiranë zbardh takimin virtual në Shqipëri të Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, me Kampionë të Reformës në Drejtësi nga institucionet shtetërore, institucionet e pavarura të drejtësisë, media, shoqëria civile dhe fusha akademike.

Përmes një mesazhi në “facebook”, ambasada thekson se gjatë diskutimit, Palmer “ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe përkushtimin e tyre për demokratizimin, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri”.

Mesazhi i ambasadës së SHBA:

Gjatë “vizitës së tij virtuale” në Shqipëri dje, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer u takua me Kampionë të Reformës në Drejtësi nga institucionet shtetërore, institucionet e pavarura të drejtësisë, media, shoqëria civile dhe fusha akademike. Gjatë diskutimit të tyre, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe përkushtimin e tyre për demokratizimin, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ai njohu punën e të gjithë pjesëmarrësve në përparimin e reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u thënë se përkushtimi i tyre është thelbësor për të çuar më tej përparimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe po i mundëson vendit të bëhet një demokraci më e fortë. “Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo ka filluar të tregojë rezultate tashmë – dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim ndërsa ju ecni përpara për të zbatuar reformat, si me përkrahjen tonë, ashtu edhe me programet tona të ndihmës… Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah jush ndërsa ju ndryshoni kulturën e ngulitur të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, tha Zv. Ndihmës Sekretari Palmer.
Zyrtarët amerikanë presin me kënaqësi të vijnë për t’u angazhuar ballë për ballë me kampionë të tjerë të reformës në drejtësi kur situata pandemike të mbarojë. Aktiviteti i djeshëm ishte vetëm fillimi, pasi mbështetja e SHBA për reformën në drejtësi do të vazhdojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link