“Vlerësimi i qeverisë për Vlorën”, Luan Rama nxjerr videon: Kanalet e ujërave të zeza në sipërfaqe, dëshmi e talljes. Ja ku janë 1 mld euro të investuara –

14

VLORË

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka publikuar pamje nga një lagje e njohur e Vlorës. Nga lagjja e Çoles, Luan Rama thotë se kanalet e ujërave të zeza janë në sipërfaqe, si dëshmi e talljes dhe lënies së të gjithë kësaj zonë në kushte skandaloze.

Sipas tij, ky është vlerësimi i qeverisë për Vlorën dhe 1 mld euro të investuara.

“Këtu jemi në një zonë të Çoles për të parë nga afër një realitet që është skandaloz. Kanalet e ujërave të zeza këtu janë të gjitha në sipërfaqe, si dëshmi e talljes dhe lënies së të gjithë kësaj zone, këtij komuniteti në këto kushte skandaloze. Janë pamje që dëshmojnë se cili është vlerësimi i qeverisë për Vlorën, për Vlorën që ata e quajnë mbretëresha e turizmit. Për Vlorën, për të cilën qeveria thotë se ka investuar 1 mld euro në 8 vjet. Ja pra ku janë 1 mld euro të investuara në 8 vjet”, deklaron Luan Rama.

POSTIMI I PLOTË
Vlora e kontrasteve pret 25 prillin e ndryshimit:
DITA E GJYKIMIT PËR ATA QË JANË TALLUR ME VLORËN …
Pa koment: pamje nga Vlora reale, pamje nga Vlora që nuk mbulohet dot me fasadën e propagandës së rilindjes, nga Vlora ku qytetarët përballen me njëmijë halle!
25 prilli dita e gjykimit, dita e ndryshimit.
25 prilli dita e çlirimit nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb



Source link