Skandali me pasaportat, Spasovski: Hetimi në MPB po zgjerohet

9

11 persona dyshohen në aferën me pasaporta të falsifikuara. Ata ngarkohen me veprën penale Shpërdorim të detyrës zyrtare. Në mesin e tyre është edhe informatori që ka dhënë informacione rreth hetimit në Ministrinë e Brendshme. 10 të dyshuar janë punonjës të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në arrati është ai që ka ndërmjetësuar në polici për të lëshuar pasaporta me identitete të rreme, për kriminelët e huaj. Janë lëshuar gjithsej 219 pasaporta të falsifikuara. 215 pasaporta janë marrë nga të huajt me identitet të huaj maqedonas të personave që jetojnë jashtë vendit.

PTHP Shkup

“Me denoncimin e dytë, janë përfshirë 4 pasaporta të lëshuara në mënyrë të paligjshme me ç’rast janë përdorur disa numra amzë të lëshuar për 1 person, të cilët nuk janë përfshirë në procedurën e anulimit të tyre, me qëllim krijimin e një identiteti të ri, i cili më pas me fotografi të personit që ka kërkuar pasaportë është përdoret për lëshimin e pasaportave të reja të paligjshme”

 Prokuroria e Shkupit njoftoi se për tetë persona kërkon paraburgim ndërsa për dy masa kujdesi. Një nga ta tashmë është në paraburgim për skandalin e lëshimit të paligjshëm të lejeve të vozitjes. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në “Untrinski Brifing”, tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe udhëheqës nga sektori i pasaportave.

 Brenda institucionit të MPB-së rrethi është mbyllur, tani sigurisht shkojmë me zgjerimin e hetimit për t’i parë të gjitha aspektet tjera të lidhura me këtë rast. Ideja ishte bashkë me prokurorin të realizohet aksioni edhe me vende tjera, por për këtë përpjekje për sabotim, ne e kapërcyem atë kanal dhe fatmirësisht aksioni mbaroi me sukses- deklaroi Oliver spasovski, ministër i brendshëm.

 Kriminelët e huaj kanë paguar edhe nga 20 mijë euro për të marrë pasaportë të Maqedonisë. VMRO-DPMNE sot publikoi një listë të re të tyre. Shefi i një klani të drogës nga Shqipëria, Florian Musaj, ka marrë pasaportë të Maqedonisë me identitet, Naum Filo.

Musaj udhëton pa problem nëpër disa vende evropiane për të arritur në Amerikën e Jugut në tetor 2019. Musaj, duke përdorur pasaportën e tij maqedonase me identitet të huazuar të quajtur Naum Filo, me gjasa ka udhëtuar nëpër disa vende në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Stefan Gjukiq ka pasur pasaportë maqedonase me emrin Kaçe Gergji. Kjo është pasaporta që e paraqesim sot. Pra, person që mediat e cilësojnë si vrasës me pagesë i “Kavakçki klan” ka pasur pasaportë maqedonase të lëshuar nga Ministria e Brendshme- pohoi Aleksandar Nikollovski- VMRO DPMNE.

 Ministri i brendshëm Spasovski tha se informatori nga MPB ka kontaktuar me kreun e VMRO DPMNE Mickoskin ndërsa nënkryetari i partisë opozitare Nikollovski hodhi poshtë këto zëra dhe tha se se këto janë lajme të rreme.

Igor Stefanovski

The post Skandali me pasaportat, Spasovski: Hetimi në MPB po zgjerohet appeared first on Alsat.

Burimi