Real fiton 3-1 me Liverpool

17

16:00 07/04/2021
Dortmund u thye përballë Manchester City
Fitorja 3-1 ndaj Liverpool në shtëpi ishte një hap i rëndësishëm i Real Madrid drejt finales së Champions League. 13 herë kampionët e këtij kompeticioni nuk e diskutuan në asnjë moment suksesin.
Vinicius Junior mund të konsiderohet si lojtari kyç i spanjollëve. Ai zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë pas një asisti perfekt nga Toni Kross. Pak minuta më pas, Asensio shndërroi në gol një aksion model duke e çuar Realin në dhomat e zhveshjes me avantazh të dyfishtë.
Me fillimin e fraksionit të dytë, Salah ngushtoi shifrat. Llogaritë i mbylli sërish Vinicius. Me këtë dygolësh ai bëhet futbollisti brazilian më i ri që realizon 2 gola në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Fitore të vështirë por tejet të rëndësishme mori Manchester City në shtëpi përballë Borussia Dortmund 2-1. Kevin De Bruyne kaloi anglezët në avantazh. Në pjesën e dytë Marko Reus barazoi shifrat, ndërkaq goli që mund të cilësohet kualifikimi për anglezët mban firmën e të riut Foden.
Historia e këtyre përballjeve nuk ka përfunduar këtu teksa takimet e kthimit luhen më 14 Prill. Rezultatet janë delikate pasi mund të përmbysen lehtësisht, në ndeshje që shpesh herë kanë sjellë surpriza.
Tv Klan

Huazuar nga