Protesta e stafit, pezullohet puna në aeroportin “Nënë Tereza”

12

Ndërpritet puna në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.

Njoftimin e jep vetë aeroporti përmes faqes zyrtare në Facebook ku shpjegon se, shkak është bërë protesta e stafit të Agjencisë së Trafikut të Kontrollit Ajror.

Bllokimi ka zgjatur nga ora 09:23 deri më 09:55, ndërsa më pas kanë rifilluar operimet.

Lexo edhe: Nga sot bllokohen fluturimet në Rinas, shkak greva e Albcontrol, Berisha: Ndrikull Gryksia pushoi 5 kontrollore

Njoftim

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Tirana International Airport

KËRKESAT PËR RIKTHIM NË PUNË:

Rikthimi në punë i kontrrollorëve të hequr,

anullimi i vendimit të bordit më 24 prillit 2020,

një anëtar i sindikatës në bord,

transparencë finaciare

dorëheqjen e menaxhmentit



Source link