Pas publikimit të aferës së korrupsionit në prokurori, ministrja Haxhiu: Të ndërmerren masa ndaj të përfshirëve në skandalin e madh

8

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas një investigimi medial që u transmetua në RTV Dukagjini, ku dyshohet se në një aferë korrupsioni janë dhënë 5 mijë euro për ta mbyllur një lëndë në Prokurori.

“Hulumtimi në kallxo, i cili është duke u shfaqur në RTV Dukagjjni përveç që është skandal i madh, fatkeqësisht shpërfaq pazaret e mëdha në sistemin e drejtësisë”.

“Sonte patëm rastin hapur e publikisht të shohim ato që po ndodhin brenda sistemit të drejtësisë ku jepen para për t’i ikur drejtësisë. Edhe për shumë raste të tjera mund të mos jemi në dijeni!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo thotë se vetingu në sistemin e drejtësisë është çelësi i vetëm për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Kjo çfarë pamë sonte është dëshmi e madhe që vetingu në sistemin e drejtësisë është çelësi i vetëm për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Do të nisim punën shumë shpejt në këtë drejtim”.

Haxhiu ka urdhëruar që të merren menjëherë masa ndaj personave të përfshirë në këtë.

“Ligjet janë të kota nëse ato nuk zbatohen ndaj secilit, pavarësisht pozicionit që mbanë prandaj edhe menjëherë duhet të ndërmerren masa ndaj personave të përfshirë në këtë skandal të madh”, ka shkruar më tej Haxhiu./Telegrafi/

Filmohet afera e korrupsionit: 5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori



Huazuar nga