Pas ngritjes së aktakuzës, Begaj flet për Telegrafin: Nuk jam i informuar

11

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj i kontaktuar nga Telegrafi në lidhje me aktakuzën e ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha se nuk është i njoftuar për këtë aktakuzë.

Begaj për Telegrafin tha se nuk ka marr asnjë informacion në lidhje me këtë aktakuzë nga Prokuroria.

“Jo nuk kam marr asnjë njoftim. Nuk jam mirë ende me shëndet dhe nuk mund të flas më shumë”, ka thënë Begaj.

Ndryshe, Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit se i pandehuri R.B. në vazhdimësi në cilësinë e personit zyrtar ka kryer veprën penale me dashje dhe duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, si dhe i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëm shtetasit R.R. dhe buxhetit të komunës.

Me këto veprime i pandehuri R.B. ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/



Huazuar nga